Vær den første til at klappe
Vist 148 gange, downloadet 1 gange
tæt på Remas, Fier (Albania)
Nga kanali i tretë marrim digën në krahë të djathtë dhe vazhdojm të ecim mbi digë. Nga krahu jonë i djathtë kemi lagunën e jashtëme ku shpeshherë mund të shohim edhe pelikanë të vetmuar duke u ushqyer. Nga ana tjetër janë tokat e kripura të cilat në dimër mbajnë një sasi uji nga shirat dhe kthehen mjedis mjaft i përshtatshëm për shpendët për tu ushqyer. Në verë situata ndryshon dhe këto mjedise kthehen në habiate mjaft të përshtatshme për folezimin e shpendëve si Gjelaci symadh, Vraponjësi gushëbardhë, Dallëndyshja e detit, Dervishi etj. Vazhdojmë më tej dhe arrijmë në fshatin Adriatik, ku nga aty marrim rrugën e asfaltuar deri te kryqëzimi i parë dhe kthejmë majtas. Ky kalim na siguron kthimin në pikën e nisjes tek kanali i tretë. Pastaj kthehemi tek Zyrat e Parkut. Ky intenerar zgjat rreth 4 orë.
Foto
Ishuj në lagunën e jashtëme
Foto
Habitate mjaft të rëndësishme për folezim për shpendë që i ndërtojnë foletë në tokë
Vazhdojmë digën majtas në drejtim të fshatit Adriatik
Foto
Kthim për tek kanali tretë
Kommentarer