Vær den første til at klappe
Vist 210 gange, downloadet 1 gange
tæt på Divjakë, Fier (Albania)
Shtegu mund të përshkohet në këmbë duke qenë se është afër me zyrat e parkut. Zgjat 10-15 minuta, pastaj në varësi të interesit mund të qëndrohet te kulla e vrojtimit të shpendëve. Ofrohet shëtitje në pyll ku mund të dëgjohen shpendët këngëtarë gjatë sezonit të folezimit. Pas ecjes në pyll dalim në breg të godullës përballë ishullit artificial prej rëre. Prej aty marrim bregun e godullës për të arritur tek kulla e vrojtimit të shpendëve. Për ta përdorur kullën duhet të marrim më parë çelësin te zyrat e parkut. Nëse e vizitojmë godullën në periudhën Tetorë-Shkurt nga kulla mund të vëzhgojmë pelikanë duke u ushqyer, rosa të llojeve të ndryshme, bajza, zhytësa, etj.
Kommentarer