Vær den første til at klappe
Vist 174 gange, downloadet 1 gange
tæt på Xeng, Fier (Albania)
Për të arritur në destinacion mund të zgjedhim midis rruges se asfaltuar qe pershkon fshatrat, Mizë, Zharnec, Kryekuq, Kamenicë, Gurë, Muçias, Remas, Karavasta, dhe rrugës përmes Parkut duke kaluar me rradhë kanalet e komunikimit të lagunës me detin. Në të dyja rastet është e këshillueshme të përdoret makinë 4x4 ose makinë pak e lartë. Gjatë rrugës ofrohet mundësia për të vëzhguar shpendë të ndryshëm nëpër kanalet e drenimit të tokave, shpendë të fushave aty pranë, shpendët e pyllit me pishë të butë dhe gjithashtu shpendët e lagunës. Ndër shpendët më karakteristikë mund të përmendim lloje të ndryshme rosash të egra në (në qoftë se e vizitojmë lagunën gjatë muajve të dimrit), Pelikanë kaçurrel (Pelecanus crispus) të cilët shpeshherë e përdorin këtë lagunë për tu ushqyer, Flamingot (Phoenicopterus roseus) gjithashtu, lloje të ndryshme çafkash, shpendë të baltovinave. Nga shpendët grabitqarë mund të përmendim Shqipen e kënetës (Circus aeruginosus), Hutën (Buteo buteo), Shqiponjën e madhe të rosave (Clanga clanga).
Periudha e këshilluar për të vizituar lagunën është Shtator-Shkurt e cila përkon edhe me abondancën dhe shumllojshmërinë më të madhe të shpendëve në lagunë.
Ky intinerar zgjat një ditë të plotë, me nisje në mëngjes herët (06:00 am) dhe përfundimi në mbrëmje me perëndimin e diellit.
Kommentarer